LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i kombëtares italiane Izzo merr dënim prej 18 muaj moslojë

Lojtari i kombëtares italiane Izzo merr dënim prej 18 muaj moslojë

Mbrojtësi i Genoas, Armando Izzo, ka marrë një dënim prej 18 muajsh për të mos ushtruar asnjë aktivitet sportiv shkaku i kurdisjeve.

Pritej një dënim prej gjashtë muajsh, por 25 vjeçari duhet të kënaqet me një dënim prej 18 muajsh.


Ai u akuzua për kurdisjet e ndeshjeve me Modenan dhe Reggina në sezonin 2013-14.

Po ashtu në akuzë janë edhe Fabio Pisacane i Cagliarit dhe Walter Taccone, Raffaele Biancolino, Luigi Castaldo e Mariano Arini.

Avellino do të marr dëmin prej minus tre pikë.

Avokati i lojtarit Antonio De Rensis, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm.

“Jam i sigurt që gjykatësit i kanë lexuar gaztat dhe aty nuk shkruan asnjë. Armando është djalë i pastër”. /Telegrafi/