Lojtari betohet në gjuhën shqipe, pezullohet me katër ndeshje

Futbollisti shqiptar, Armando Hysenaj e ka pësuar keq, vetëm pse foli shqip.
Futbollisti i Tagliamentos është ndëshkuar me karton të kuq për shkak të një goditjeje që ia kishte dhënë lojtarit kundërshtar.
Pasi e mori kartonin e kuq, lojtari iu drejtua gjyqtarit, duke iu betuar se nuk kishte bërë gjë.
Mirëpo, betimin e bëri në gjuhën shqipe dhe gjyqtari mendoi që po e fyente në gjuhë të huaj, e cila është e ndaluar të përdoret kur flitet me gjyqtarin, shkruan ilfriuli.it, transmeton Zëri. Gjykata Sportive italiane e ka përdorur një përkthyes, për ta kuptuar se çka donte të thoshte Hysenaj.
Më pas, çuditërisht, lojtari u dënua me katër ndeshje, nga klubi i ligës së dytë inferiore italiane. Madje, ky ishte dënimi më i lehtë, sepse ai mund të dënohej deri në shtatë ndeshje. Tagliamento ka bërë ankesë për këtë vendim.
















































