LAJMI I FUNDIT:

“Lojë të përbashkët”? Pronari filmoi macet dhe miun dhe ka vendosur të shesë pamjet!

“Lojë të përbashkët”? Pronari filmoi macet dhe miun dhe ka vendosur të shesë pamjet!

Macet dhe një mi në një “lojë të përbashkët”?

Po, pikërisht kjo. Dhe kjo ishte e mundur në shtëpinë e Volger Goede, pronarit të maces, i cili postoi një reklamë video komike në Twitter, përcjell Telegrafi.


Ky njeri filmoi macet e tij në shoqërinë e një miu.

Përveç videos që është gazmore, mesazhi pranë saj është po aq interesant.

“Dy mace të padobishme, unë pranoj çdo ofertë”, ka shkruar Goede.

Macet duket se janë të befasuara dhe të frikësuara ndërsa miu vrapon rreth tyre, dhe ato nuk reagojnë aspak siç priste pronari. /Telegrafi/