LAJMI I FUNDIT:

LOJË HIJESH

LOJË HIJESH

Nga: Ian Curtis (Joy Division, albumi “Unknown Pleasures”, 1979)
Përktheu: Fadil Bajraj (1999)

Drejt qendrës së qytetit ku të gjitha rrugët takohen,
Duke të pritur ty,
Drejt thellësive të oqeanit ku të gjitha shpresat fundosen,
Duke të pritur ty,
Lëvizja në heshtje pa gjeste,
Duke të pritur ty,
Të vërtetën e gjeta në qoshe të një dhome me një dritare


Në lojëhijesh aktroje vdekjen tënde,
Duke mos ditur asgjë tjetër
Derisa vrasësit të rreshtuar në katër radhë,
Vallëzonin në dysheme,
E trupat e tyre me kundërmim çeliku
U përpoqën për t’u bashkuar,
Munda sall t’i shikoja me ngulme e me mosbesim
Derisa u largua e gjithë turma

Bëra çmos, gjithçka që doja
U lejova të të përdorin – për qëllimet e veta
Natën drejt qendrës së qytetit,
Duke të pritur ty
Natën drejt qendrës së qytetit,
Duke të pritur ty.

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori