LAJMI I FUNDIT:

Loja e rrezikshme në TikTok, KOMF apel prindërve dhe mësimdhënësve: Dëmton fizikisht shëndetin, përcillini fëmijët

Loja e rrezikshme në TikTok, KOMF apel prindërve dhe mësimdhënësve: Dëmton fizikisht shëndetin, përcillini fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, ka shprehur shqetësim për përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Superman challenge”, ku deri më tani janë raportuar disa raste të nxënësve që kanë pësuar lëndime fizike nga përfshirja në këtë lojë.

KOMF i drejtohet të gjithë nxënësve se kjo nuk është një “lojë” dhe nuk është as “sfidë”.

“Luajtja e kësaj loje, ju dëmton fizikisht dhe mund të keni pasoja për shëndetin tuaj. KOMF i bën thirrje të gjithë nxënësve raportoni tek prindi apo mësimdhënësi, nëse keni informacion se shokët apo shoqet janë të përfshirë në këtë lojë. Vetëm kështu mund të ndihmoni vërtet shokët tuaj!


Përfshihuni në lojëra që ju ndihmojnë të rriteni të fortë e të shëndetshëm dhe qëndroni larg këtyre mashtrimeve”, thuhet në reagim.

KOMF u bën thirrje edhe prindërve që t’i monitorojnë fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në internet dhe flisni me fëmijët për “lojërat” apo “sfidat” e papërshtatshme, rreziqet dhe dëmet që sjellin ato.

Loja e rrezikshme në TikTok: Nxënësit “Supermen” kërcejnë e lëndojnë veten
Lexo po ashtu Loja e rrezikshme në TikTok: Nxënësit “Supermen” kërcejnë e lëndojnë veten

“KOMF po ashtu u bën thirrje mësimdhënësve që të mbajnë sesione informuese dhe vetëdijësuese me nxënësit mbi pasojat që mund të kenë nga lojërat e papërshtatshme dhe se si të zëvendësohen ato me lojëra argëtuese e të shëndetshme”, thuhet tutje.

Ky koalicion i OJQ-ve u bën thirrje mësimdhënësve që të sigurojnë mbikëqyrje të nxënësve në klasë, gjatë pushimeve dhe në ambiente të tjera të shkollës për të parandaluar rreziqet e tilla.

“Keni vëmendje dhe kujdes të shtuar për të parandaluar raste të reja të fëmijëve që mund të manipulohen nga kjo lojë. Siguroni koordinim intensiv dhe të vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit për këtë çështje”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Agim Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza

Agim Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza

Drejtësi
Kishte kërcyer nga kati i katërt në Prishtinë për t'i ikur policisë, ndërron jetë në QKUK

Kishte kërcyer nga kati i katërt në Prishtinë për t'i ikur policisë, ndërron jetë në QKUK

Kronika e Zezë
FSK pranon kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara amerikane – në pritje edhe sasi të tjera

FSK pranon kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara amerikane – në pritje edhe sasi të tjera

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Drejtësi
Kalo në kategori