LAJMI I FUNDIT:

Loja e rrezikshme, ekspertët thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë strategji e të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve

Loja e rrezikshme, ekspertët thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë strategji e të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve

Një lojë e rrezikshme, që realizohet nga tre persona, së fundmi është bërë trend në shkolla të shumë vendeve të ndryshme të botës, loja e tillë mund të përhapet edhe në shkollat e Kosovës.

Në lidhje me këtë ekspertët e arsimit kanë bërë thirrje ndaj institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë strategji si dhe të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve.


Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa si dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi kanë thënë se institucionet edukative arsimore, kur hasin në raste të tilla duhet të ngrisin nivelin e përgjegjësisë në pikën më të lartë.

Nehat Mustafa, ish zëvendësministër i Arsimit

Mustafa tha se është shumë me rëndësi që të intervenohet me kohë në të tilla raste, e jo siç u shpreh ai të reagohet atëherë kur rastet të përfundojnë me lëndime të rënda ose me fatalitet.

“Është shumë e logjikshme që shoqëria jonë nuk mund të jetë imun ndaj shumë zhvillimeve që ndodhin në botë. Mirëpo, institucionet edukative arsimore, kur hasin në raste të tilla duhet të ngrisin nivelin e përgjegjësisë në pikën më të lartë, në mënyrë që të hulumtojnë këto raste dhe të intervenojnë me kohë, dhe jo të lejojnë që këto raste të prodhojnë pasoja të mëdha dhe tek pastaj ato të bëhen problem i madh shoqërorë në Kosovë, kur rastet përfundojnë me fatalitet ose me lëndime të mëdha, pastaj tek atëherë fillojnë e bëhen tema mediatike”, ka thënë Mustafa.

Alarmante: Loja që po rrezikon seriozisht jetën e nxënësve, mund të bëhet trend edhe në shkollat e Kosovës
Lexo po ashtu Alarmante: Loja që po rrezikon seriozisht jetën e nxënësve, mund të bëhet trend edhe në shkollat e Kosovës

Mustafa u shpreh se me tu dhënë ky lajm drejtoritë komunale të arsimit është dashur urgjentisht të mbajnë takime me drejtorë të shkollave.

Ai gjithashtu potencoi se edhe prindërit janë bashkëpunëtorët kryesor në parandalim të këtyre fenomeneve.

“Edhe prindërit duhet të jenë padyshim bashkëpunëtorët kryesorë…Me tu dhënë ky lajm edhe Këshilli i prindërve të çdo shkolle është dashur të organizoj takime emergjente me drejtoritë e shkollave, në mënyrë që të kërkoj prej tyre, në raste se hasin informacione që në shkollat e tyre janë duke u zhvilluar këto lojëra, t’i identifikojnë nxënësit dhe të njoftohen prindërit e atyre nxënësve. Edhe pse nuk po flasim për raste konkrete… Mos të harrojmë që edhe në të kaluarën ka pasur lojëra të tilla që kanë përfunduar me fatalitet”, ka thënë Mustafa.

Gjithashtu edhe Ministria e Arsimit, siç tha Mustafa duhet të thërras takim urgjent me drejtoritë e arsimit të komunave të Kosovës.

“Kupola e arsimit në Kosovë është Ministri e Arsimit, nëse kjo ministri nuk e ka bërë një takim me drejtoritë komunale të arsimit, atëherë asaj i mbetet që sa më shpejt, sot ose më së largu nesër që të kenë një takim të tillë. Çdo minutë i humbur, pa fillimin e marrjes së masave dhe rritjen e masave të përgjegjësisë për parandalimin e kësaj loje sigurisht që mund të prodhojë pasoja shumë të mëdha”.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi për Telegrafin tha se ka bërë thirrje në disa takime e tryeza për sigurinë e fëmijëve në internet, që të ketë kufizim të përmbajtjeve që shpërndahen në Kosovë.

Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve në Kosovë

“Kjo sepse ka pasoja të rënda për shkak të ekspozimit të fëmijëve ndaj materialeve shumë të papërshtatshme për ta. Në këtë linjë, platforma Tik-Tok është një kanal i pakontrolluar që ndikon në sjelljen e fëmijëve tanë. Nuk duhet harruar që disa shtete në Amerikë e kanë ndaluar Tik-Tokun, me arsyeshmërinë e pasigurisë që ka ky rrjet social, qoftë në ruajtjen e privatësisë së përdoruesve”, ka thënë Demi.

Prandaj, siç theksoi Demi përtej rasteve individuale, si rasti i fundit i lojërave të rrezikshme mes fëmijëve, institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë strategji dhe të marrin masa për mbrojtjen e fëmijëve në internet.

“Kuptohet që njëkohësisht i bëj thirrje prindërve që të shtojnë kujdesin dhe të mbikëqyrin më shumë fëmijët e tyre në përdorimin e përmbajtjeve në internet, për të marrë masa parandaluese. Gjithashtu angazhimi i fëmijëve në aktivitete sportive është shumë i nevojshëm ashtu sikurse komunikimi i vazhdueshëm me ta”, tha ndër të tjera Demi për Telegrafin.

Ndryshe, për këtë lojë janë alarmuar edhe prindërit për pasojat të cilat mund të jenë shumë të rënda përfshirë lëndimet trupore deri edhe te vdekja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori