LAJMI I FUNDIT:

Loja e rrallë mes katër qenve dhe dy peshkaqenëve që u afruan në bregun e detit (Video)

Loja e rrallë mes katër qenve dhe dy peshkaqenëve që u afruan në bregun e detit (Video)

Greg MacKinnon po i shëtiste qentë në një plazh në Queensland të Australisë, kur në bregun e detit u afruan edhe dy peshkaqenë.

Megjithëse mendoi se mund të ketë ndonjë fatalitet për kafshët shtëpiake, doli krejtësisht e kundërta, sepse ata vetëm luajtën dhe u argëtuan, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e rrallë që është parë në atë plazh, i tregon katër qentë që lehin dhe vrapojnë, afër peshkaqenëve që shumë rrallë shfaqen në ujëra e cekëta.

Meqenëse kjo lojë përfundoi pa ndonjë pasojë, pronari mendon t’i dërgojë sërish qentë atë plazh, mbase të takohen me gjallesat me të cilat iu pëlqeu shoqëria. /Telegrafi/