Logjika e amnistisë
Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi Projektligjin për Amnistinë, duke e rikthyer në Qeveri për të reflektuar, e cila më pas e riprocedoi me disa ndryshime. Kjo ngjarje la hapësirë për interpretime e komente të ndryshme. Sipas mendimit tim, në këtë rast u përballen pragmatizmi politik me arsyen politike. Në seancën e 4 korrikut, në të cilën u procedua për miratim një nga arritjet dhe rekomandimet më të fundit të bisedimeve Thaçi-Daçiq në Bruksel, konkurruan normalisht dy kuptime. Janë dy kuptime të rrjedhura nga dy këndvështrime të ndryshme, pro dhe kundër, për raportin aktual dhe të pritshëm të Republikës së Kosovës me Brukselin (BE-në), SHBA-në dhe, përgjithësisht, me faktorin ndërkombëtar. Raporti mes këtyre dy qëndrimeve dhe këndvështrimeve, që u shfaq qartë me votimin në Kuvend, mbetet problem për zgjidhje së shpejti, por që unë mendoj se do të zgjasë në kohë. Ndihem i dyzuar mes dëshirës dhe arsyes sepse:
– E dyzuar ka qenë lufta çlirimtare e Kosovës nga Serbia. Lufta u organizua, u fillua, u zhvillua nga UÇK-ja, me mbështetjen dhe sakrificat supreme të mbarë shqiptarëve. Por, pa ndërhyrjen e NATO-s, vështirë se lufta jonë do të mund të përfundonte me fitore në qershor të 1999-s. Pra, qysh në gjenezën e lindjes së Kosovës së lirë nga Serbia është shfaqur nevoja për një përgjigje në pyetjet: Kosovën e çliruam ne? E çliroi NATO? Apo e çliruam së bashku? Përgjigjet dihen dhe, megjithatë, vazhdohet ende të mos ketë një përgjigje të pranuar nga opinioni për këto pyetje.
– E dyzuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet shpallja e pavarësisë së Kosovës. Megjithëse ky akt u njoh menjëherë nga aleatët tanë ndërkombëtarë, kurse nga Serbia dhe aleatët e saj u quajt dhe vazhdon të cilësohet si një “akt i njëanshëm” i autoriteteve të Prishtinës. Pas më shumë se 5 vjetësh pavarësi, përballja e këtyre dy opinioneve politike me përmasa ndërkombëtare, ku ndahen edhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, vazhdon të jetë i pranishëm dhe me peshë për statusin aktual dhe të pritshëm ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
– E dyzuar është shfaqur nga fillimi dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe veprimtaria dhe politika e ndjekur nga institucionet e BE-së. Shumica dërrmuese e tyre e njohu menjëherë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vetëm 5 shtete të BE-së, mendoj të kushtëzuara nga arsye e tyre të brendshme shtetërore, vazhdojnë të mos na njohin. Kur dihen emrat dhe pesha reale politike dhe ekonomike e këtyre shteteve në BE, te ne, qytetarët e etnisë shqiptare dhe partitë politike shqiptare, lind natyrshëm pyetja: BE-ja nuk e dëshiron një njohje tërësore të saj apo nuk e bën dot?!
– Dyzimi e dyshimi më i pranishëm në ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë të shtetit tonë është se nëpërmjet vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja preferon dhe përpiqet ta favorizojë Serbinë.
– Dyzimi i fundit mendoj se është “argumenti” më i rëndësishëm i mosmiratimit nga Kuvendi i Projektligjit për Amnistinë. Nuk u miratua, sepse prej tij mund të përfitonin edhe serbët “kriminelë”, por edhe shqiptarët “kriminelë”, që nga 1999 deri më 20 qershor 2013. Këtë arsye është vështirë ta kundërshtosh. Por, kundërshtimi me të njëjtën armë, me arsye të njëjta politike, konsiderohet figurshëm, vetëvrasje. Mendoj se Kosova është ende larg komoditetit për të zbatuar këtë lloj vetëndëshkimi.
Por, le t’i kthehemi logjikës së amnistisë. Çdo përfundim logjik del së paku nga dy premisa, dy fillesa. Amnistia u kërkua si kusht në kuadër të normalizimit dhe zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ky kusht nuk u miratua nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka aprovuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Miratimi i Projektligjit për Amnistinë nga kuvendet në Prishtinë dhe Beograd është parakusht për vazhdimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
I mirëkuptoj arsyet e të gjithë mosmiratuesve të këtij projektligji. Me miratimin e tij mund të spekulohet dhe t’i shpëtojnë dënimit edhe kriminelë që doemos duhen dënuar (kriminelët janë kriminelë dhe në ta s’ka asnjë vlerë dhe peshë përkatësia etnike). Por, me mosmiratimin e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës, spekuloi menjëherë politika zyrtare e Beogradit që nxitoi të deklaronte (pa u mbushur 12 orë) se “mosmiratimi i Projektligjit për Amnisti mund të cenojë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Me mosmiratimin e këtij projektligji mendoj se kundërshtimi i amnistimit të krimeve dhe të kriminelëve serbë në Kosovë është emocionalisht i natyrshëm dhe ligjërisht i pranueshëm. Nisur nga këto dy vlerësime, nga morali dhe e drejta, e mirëkuptoj kundërshtimin ndaj këtij projektligji. Por, nisur nga politika, nga konjuktura politike rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe nga përmbushja ideale dhe perspektive e interesave të shtetit të Kosovës, ende i paanëtarësuar në OKB, po shfaqem publikisht, kundër mosmiratimit nga Kuvendi i Kosovës së Projektligjit për Amnistinë, me bindjen dhe besimin se i shërbej më mirë interesit qytetar dhe konsolidimit të shtetit tonë të ri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës