LAJMI I FUNDIT:

Lobime të shumta për dhe kundër Kosovës në Interpol (Video)

Lobime të shumta për dhe kundër Kosovës në Interpol (Video)

Në maj, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka vendosur për aplikacionin e Kosovës i cili do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme e këtij institucioni.

Shqipe Mjekiqi, këshilltare e lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme, thotë se po bëhet një punë e madhe sa i përket lobimit që të kenë rezultat pozitiv.

Ndërsa, Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thekson se Serbia po lobon shumë fort për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion kredibil ndërkombëtar.

Policia e Kosovës komunikimin me INTERPOL e bën nëpërmjet zyrës për INTERPOL brenda UNMIK-ut. Anëtarësimi në këtë organizatë i ndihmon Kosovës edhe për sa i përket luftës kundër terrorizmit, por edhe shteteve tjera anëtare të INTERPOL-it it që të kenë komunikim direkt dhe më të shpejtë me institucionet e Kosovës.

Edhe në vitin 2015 Kosova pati aplikuar për pranim në INTERPOL, diçka që nuk ka rezultuar pozitivisht.
Vendimi sivjet pritet të merret në datat 26 deri në 29 shtator në Pekin të Kinës. /Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Lajme
​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

Lajme
Kalo në kategori