Aktori i serialit komik “O sa mirë”, Ernest Zymberi është një ndër aktorët më të dashur nga publiku. Ai në këtë serial luan në rolin e “Llukman Avdilit”, personazh ky i cili është nga Lugina e Preshevës dhe mundohet të tregoj më shumë rreth mënyrës së të folurit dhe jetesës së shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë, por gjithsesi duke i dhënë një harmoni këtij personazhi përmes humorit, temperamentit dhe batutave që sadopak mundohen të përfaqësojnë këtë rajon.
Në një intervistë për KosovaPress, Ernest Zymberi tha se personazhi i tij përfaqëson Luginën apo thënë ndryshe Kosovën Lindore, sipas tij ky personazh ka përmbushur kërkesat e regjisorit dhe skenaristit edhe pse fillimet i cilëson si mjaft sfiduese, por koha dhe puna arritën të krijojnë një rol shumë të lezetshëm për publikun.
“Personazhi i Llukmanit e përfaqëson Luginën d.m.th. Kosovën lindore edhe po besoj që i ka përmbush kërkesat edhe të regjisorit edhe të skenaristit ato çka janë të nevojshme si personazh fillimisht ka qenë goxha sfidë për mu, mirëpo me kalimin e kohës, sezonave, përvojës, informatave edhe punës tem bashkërisht me ekipin kemi arrit me bo një rol shumë të lezetshëm që i kontribuon shumë edhe serialit “O sa mirë”, tha Zymberi.
Sipas aktorit, Ernesti dhe Llukmani nuk kanë asgjë të përbashkët dhe kjo për arsye se meqenëse ky serial është komedi dhe synimi është që të zmadhohen gjërat, në rastin e personazhit të cilin ai e luan pra Llukmanit i kanë hequr modestinë, ndërsa Ernesti tregon që në jetën e përditshme është shumë modest.
“Jo jena larg shumë, gjithkah e kom thon që jena larg shumë, për shkak se kjo si komedi insiston pak me i rrit gjanat edhe normalisht këta, kanë insistu edhe skenaristi për me ja hup modestinë, interesant me e bo kështu që unë jam tip shumë modest edhe jam shumë larg prej personazhit”, tha Zymberi.
I pyetur nga KosovaPress se sa ka qenë i suksesshëm viti që po e lëmë pas për Ernestin, ai u përgjigj se ka qenë aq i suksesshëm sa që do të donte ta rikthente edhe njëherë vitin 2016-të.
Ai gjithashtu tregoi që gjatë këtij viti ka pasur tre projekte në teatër në të cilat ka qenë i angazhuar, por që natyrisht edhe për vitin në të cilin po hyjmë ka projekte të planifikuara veçanërisht në Teatrin e Gjilanit. Ndërsa, sa i përket jetës personale Ernest Zymberi thotë që vazhdon të jetë i lumtur me jetën të cilën e ka krijuar.
“Personalisht ka qenë shumë i suksesshëm, kisha pas qejf me mu përsërit edhe njëherë, si vit i sukseseve, po mendoj si aktor në serial ka pas bajagi shumë zhvillime në serial, kanë ndodh ndryshime edhe nunë jom adaptu shumë mirë, me kalimin e kohës d.m.th. gjithmonë jam në ngritje por edhe në teatër kam pasur dikund afër tre projekte në të cilat jam angazhuar edhe besoj që kanë qenë shumë të mira. Për projekte artistike, jemi në pritje edhe të disa projekteve, përndryshe unë jom edhe aktor i Teatrit të Gjilanit edhe po pres me fillu disa projekte të cilat veç kemi fol, ndërsa në jetën personale vazhdoj me kon i lumtur shumë me jetën që e kom”, tha Zymberi.
Aktori Ernest Zymberi, është inkuadruar në serialin “O sa mirë”, për të përfaqësuar rajonin e Luginës së Preshevës pasi qëllimi i tij është bashkimi i të gjitha trojeve shqipe në një serial të vetëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/selena-380x233.png)
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-380x233.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-380x233.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-780x439.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-780x439.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-6-780x439.png)
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën
![Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-59-780x439.jpg)
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht