LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës do të flasin me çmime më të lira në kuadër të roamingut (Video)

Lluka: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës do të flasin me çmime më të lira në kuadër të roamingut (Video)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Telegrafi.com, ka thënë se më fillimin e zbatimit të marrëveshjes së roamingut, qytetarët e Kosovës do të kenë çmime më të lira për të komunikuar me qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Lluka ka thënë se kjo do ndikoj dhe te afaristët që bëjnë biznes në rajon.


“Kjo është java e dytë që është në të mirë të bashkëpunimit rajonal. Me zbatimin e marrëveshjes për roamingun, do të thotë që nga 1 korriku qytetarët e Kosovës kudo në shtetet e Ballkanit Perëndimor i kanë të vendosura çmimet maksimale që mund të bisedojnë. Ato çmimet maksimale janë nga 91 për qind se sa ato aktualet”, tha Lluka.

Ai ka treguar se në muajin korrik të 2021-së, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të bisedojnë me çmime të roamingut sikurse në vendet e tyre përkatëse.

“Për shembull, sot kudo në rajon i shpenzon maksimum vetëm 15 centë për thirrje karshi nga 2 deri 2.5 euro që ka qenë më herët. Të gjitha këto shkojnë duke u zvogëluar dhe në muajin korrik të 2021-së është marrëveshja e roamingut sikurse çmimet që janë në shtëpi dhe mund të përdoren kudo në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra është një ulje jashtëzakonisht e madhe e shpenzimeve për qytetarët, por aq më rëndësi për bizneset që bëjnë biznes në rajonin tonë”, ka shpjeguar ai.

Çmimet deri më 30 qershor për thirrjet dalëse të operatorëve kosovarë kanë qenë 1.75 euro për minutë, për thirrjet e pranuara 0.50 euro, për SMS 0.30 euro, kurse çmimi për internet (data) ka qenë 2 euro për MB. Kurse, me marrëveshjen e fundit, që nis së aplikuari nga 1 korriku, thirrjet dalëse do të kushtojnë 0.15 euro apo ulje 91 për qind, hyrëse 0.047 euro apo ulje 90 për qind, një SMS do të kushtojë 0.04 euro apo 85 për qind, ndërsa një MB internet do të kushtojë vetëm 0.04 euro apo ulje 98 për qind.

Ministri Lluka: Pavarësimi energjetik i Kosovës siguron stabilitet dhe do të gjenerojë të hyra me miliona euro (Video)
Lexo po ashtu Ministri Lluka: Pavarësimi energjetik i Kosovës siguron stabilitet dhe do të gjenerojë të hyra me miliona euro (Video)

Në Samitin e dytë Dixhital përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Në këtë intervistë, ministri Lluka ka folur dhe për pavarësinë energjetike të Kosovës dhe krizën në Telekom. /Telegrafi