Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, i cili ishte i shoqëruar nga Lori Michaelson dhe William Trigg, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve në sektorët të cilat i mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Siç njofton MZHE, ministri Lluka e falënderoi ambasadorin Kosnett për vizitën dhe e informoi rreth zhvillimeve në sektorin energjetik, me theks të veçantë në termocentralin “Kosova e Re”, si dhe në sektorët e minierave dhe të teknologjisë informative.
“Prioritet i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është që deri në vitin 2023 të mbyllet Termocentrali “Kosova A”, të rehabilitohet Termocentrali “Kosova B” si dhe të fillohet me prodhimin e energjisë nga Termocentrali “Kosova e Re”, tha ministri Lluka. Sipas tij kjo, do të përmirësojë ambientin në Kosovë, duke zvogëluar dukshëm emitimet e ndotëseve si dhe do të krijojë stabilitet në prodhim të energjisë, duke përmirësuar furnizimin edhe për bizneset vendore.
Si pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe sektori minerar, ku kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e njoftoi ambasadorin amerikan rreth rëndësisë së këtij sektori në zhvillimin ekonomik të vendit. Fokusi i kësaj teme padyshim që ishte Trepça dhe zhvillimi i Trepçës si dhe 11 zonat me interes të veçantë, që kanë potencial për të tërhequr investime amerikane në Kosovë.
Gjithashtu u diskutua edhe rreth dikastereve tjera, të cilat i mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si ndërmarrjet publike, përformanca e tyre dhe sfidat në të cilat po kalojnë ato.
Ambassadori Kosnett ofroi përkrahje në përpjekjet e Kosovës dhe ministrisë për zgjerimin dhe stabilizimin e furnizimit të Kosovës me energji elektrike, si dhe riafirmoi përkushtimin e ambasadës amerikane për projektin e termocentralit Kosova e Re.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë