Lluka: Deri në fund të vitit përzgjidhet kompania që do ta ndërtojë “Kosovën e Re”
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar se është në përfundim e sipër pakoja e tenderimit për projektin “Kosovën e Re”, projekt ky i cili ia siguron Kosovës 1 miliardë e 300 milionë euro investim në energji.
“’Kosova e re’ tash është në përfundim e sipër në pakon e tenderimit. Kanë mbetur edhe disa detale të vogla, p.sh, dhënia e kahes së minierës së re të thëngjillit. Janë dy propozime që kanë ardhur nga një grup punues që kemi krijuar me një vendim të Qeverisë. Jemi duke shqyrtuar ato propozime në mënyrë që njëri nga ky propozim të kalojë në Qeveri. Në momentin që i japim kahe, atëherë marrim edhe thëngjillin nga ai lokacion i minierës dhe specifikacionit të atij thëngjilli do të jetë pjesë e tenderimit”, tha Lluka për KP.
“Unë besoj se jemi në atë rrugën e drejtë që deri në fund të vitit do të kemi një kompani të përzgjedhur të preferuar, e cila do ta bëjë ndërtimin dhe po ashtu do ta dimë saktë koston e investimit. Ndërsa, në fillim të vitit që vjen do të kompletohet pako financiare në bazë të kostos sa do të ketë Termocentrali dhe ajo pako financiare të kalojë në parlament, dhe mandej vazhdon me ndërtimin e Termocentralit”, theksoi ministri Lluka.
Ai pret që ndikim direkt në punësim dhe në rritje ekonomike më të lartë në Kosovë, do të jenë investimet energjetike me “Kosovën e Re”, investimet në sektorin minerar siç është kombinati “Trepça”, për të cilën Lluka thotë se janë duke lobuar që të ketë investime të huaja në ndërmarrjen më të re publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel