LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Bordi i Telekomi t’i ndal punësimet e jashtëligjshme, e të mos merret me politikë

Lluka: Bordi i Telekomi t’i ndal punësimet e jashtëligjshme, e të mos merret me politikë

Pas deklaratës së Bordit të Telekomit të Kosovës, se deklaratat e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka janë duke e dëmtuar këtë ndërmarrje ka reaguar ky i fundit.

Ministri Lluka ka thënë se Bordi i Telekomi duhet t’i ndal punësimet e jashtëligjshme.


“Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon … dhe jo të merret me politikë”, tha ai.

Lluka ka “kërcënuar” Bordin me kërkim të përgjegjësive rreth menaxhimit.

Bordi i Telekomit: Deklaratat e ministrit Valdrin Lluka, po e dëmtojnë afarizmin e Telekomit, lidhen edhe me procesin e privatizimit
Lexo po ashtu Bordi i Telekomit: Deklaratat e ministrit Valdrin Lluka, po e dëmtojnë afarizmin e Telekomit, lidhen edhe me procesin e privatizimit

“Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lluka më profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/