LAJMI I FUNDIT:

Llokvenec: Anëtarësimi në NATO është motiv shtresë për të vazhduar me reforma që sigurojnë zhvillim dhe përparim

Llokvenec: Anëtarësimi në NATO është motiv shtresë për të vazhduar me reforma që sigurojnë zhvillim dhe përparim

Hari Llkokvenec nga radhët e LSDM-së, nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e ratifikoi Protokollin Veriatlantik. Është realizuar angazhimi strategjik tre dekadsh për integrimin në aleancën më të fuqishme ushtarake”.

“Kjo do të thotë siguri të përhershme dhe stabilitet, siguri të kufijve tonë dhe të hapësirës sonë ajror. Për vetëm dy vite e gjysmë, si shumicë kuvendare dhe si Qeveri dëshmuan se mund t’i zgjidhim çështjet e hapura, por edhe ta vendosim vendin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Llokvenev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk sjell vetëm siguri dhe stabili por sjell më shumë investime, qasje në tregje tv huaja, vende të reja të punës dhe më shumë para te qytetarë.

“Dëshmi për këtë janë edhe të dhënat pozitive ekonomike. Vetëm me ftesën për në NATO dhe procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim, ekonomi lëvizi, pagat rriten ndërsa papunësia bie. Kjo nuk do të ishte e mundur nëse nuk arrihej Marrëveshja me Greqinë, nëse nuk i zgjidhnim kontestet e hapura me fqinjët, nuk do të ishte e mundshme nëse nuk përkushtoheshim në reforma”, tha Llokvenec.

Megjithatë, sipas tij, në këtë proces, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski do të mbahen mend si bllokues të procesit për anëtarësim në NATO dhe në procesin e integrimit në BE.

“Nuk arritën përpjekjet e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së ta bllokojnë integrimin në NATO, nuk arritën përpjekjet që ta bllokojnë të ardhmen”, tha Llokvenec duke shtuar se Maqedonia e Veriut me hapa të mëdha vazhdon drejt zhvillimit dhe integrimit në BE ndërsa dita e djeshme historike është motivim për të vazhduar me punë me më shumë përkushtim./Telegrafi/