LAJMI I FUNDIT:

Llatas: LSDM mori votat e të varfërve që janë paguar nga dilerët e drogës

Llatas: LSDM mori votat e të varfërve që janë paguar nga dilerët e drogës

Gazetari kontroverz Draga Pavloviq-Llatas ka thënë në emisionin ”Jadi Burek” se votat që i ka marr LSDM-ja janë nga qytetarët e varfër dhe të njejtat janë paguar nga dilerët e drogës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Biznesmenët e pakënaqur nga Ali Ahmeti janë kthyer kah LSDM-ja duke ju dhënë para për fushatë për të blerë vota nga qytetarë të varfër.” tha Llatas.


Ai gjithashtu foli për rolin e protestuesve të ”Për Maqedoni të përbashkët”
”Unë jetoj në komunën qendër në Shkup dhe ata njerëz që protestojnë unë i njoh. Janë njerëz të denjë për të cilët them se mbi 80% të tyre nuk janë anëtarë të asnjë partie. Ndonjëri prej tyre ndoshta asnjëherë nuk kanë dalë në protesta. Populli sheh se çka ndodh. Mundet që me tregtarë të drogës të mbash pushtet por për një kohë të shkurtë.” tha Llatas. /Telegrafi/