LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Do ta padis Xhavit Drenorin dhe babain e tij (Video)

Lladrovci: Do ta padis Xhavit Drenorin dhe babain e tij (Video)

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, bashkë me babain e tij, shumë shpejt mund të përballen me një padi për shpifje.

Kjo pasi që kryetari i Drensit Ramiz Lladrovci ka në plan ta padisë atë për shpifje ndaj tij për kinse vjedhje të parave.


“Ka thënë se me kamion të portokall thasë me pare. A e dinë që është shpifje kjo? A e dinë që për shpifje shkojnë babë e birë në burg? A e dinë që unë kam për t’i bërë padi për këtë gjë? Ka thënë se një thesë me para e kam përdorur për krejt ato ndërtime që i kam bërë. Një thes para i ka përdorur kur është bërë deputet. Ti e njeh Arjeta Emën, pyete atë dhe të tregon se në katundin tim mi kanë vjedhur votat, i ka parë vet me sytë e saj”, ka thënë Lladrovci, në emisionin “Republika” të Tribuna Channel.

Lladrovci thotë se vet Drenori deri vonë nuk ka folur me babën e tij dhe sapo janë ndrequr, po atë ditë ia ka bërë padinë babait të vet.

“Unë jam gëzuar kur Xhavit Drenori është ndreq me babanë e vet se nuk ka fol me vite të tëra me babanë e vet. Jam gëzuar se unë jam shpirtmirë dhe ai atë ditë që është ndrequr, atë ditë ia ka bërë padinë babait të vet. Sepse ka përdorur babanë e vetë dhe thotë se ka thënë baba se Ramiz Lladrovci ka qenë ngelaq. Dhe unë këtë punën e fizikës e kam bërë se në klasën e 7 i kisha pas 3 tresha se mosha e pubertetit Dardan dhe kam bërë lojë fjalësh që janë marrë krejt me këtë punë, po tash doli qe është ashtu qysh kam thënë”, ka thënë Lladrovci.