LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Në Ambasadë ka pasë diplomat që nuk ka ditë me shkru në kompjuter

Lladrovci: Në Ambasadë ka pasë diplomat që nuk ka ditë me shkru në kompjuter

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka qenë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ka komentuar shkarkimet e fundit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të të gjithë ambasadorëve politikë.

Lladrovci deklaroi se është normale që të tërhiqen ambasadorët politikë por shton se nuk është dashur që të ketë shkarkime pa i paralajmëruar disa muaj më herët.


“Të gjitha partitë në pushtet i kanë ambasadorët politikë, jo të karrierës por politikë. Në mesin e tyre jam kanë edhe unë. Në momentin kur vjen dikush tjetër në pushtet, e ka të drejtën legjitime me i tërheq ambasadorët politikë e më i çu ambasadorët e vet. Vendimi i Qeverisë është në rregull, nuk është dashur me i tërheq krejt përnjëherë se duhet me i zgjedh njëherë, e me i paralajmëru se përgatitu se nuk je më vonë. Se kanë edhe kontrata me banesa atje e duhet me u shkarku e nesër pastaj s’mundesh me u kthy, se kaq shpejt veç ai që ka bë ndonjë incident duhet me u kthy. Më duket se i kanë dhanë afat, por nuk duhet me e lanë ambasadën në nivel sekretarësh”, tha Lladrovci në Kallxo.

“Në vlerësim të diplomatëve, unë i kam thanë Ministrisë se filan diplomatin trajnone se keni çu diplomat e s’din me shkru me kompjuter. Nuk e kanë trajnu, po te unë nuk ka nejtë se e kam kthy”, shtoi ish-ambasadori.

Ramiz Lladrovci në vitin 2014 ishte emëruar Ambasador i Kosovës në Shqipëri me një vendim nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori