Me dëshminë e Lube Boshkoskit sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Tortura” e Prokurorisë Publike Speciale në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski – Puki si edhe pesë pjesëtarë të njësitit, për arrestimin e Boshkoskit.
Prokurori Lubomir Lape në fjalët hyrëse në seancën paraprake tha se PSP do të dëshmojë se në bazë të përcaktimit politik i akuzuari i parë Mijallkov i ka urdhëruar të akuzuarit e tjerë gjatë arrestimit të Boshkoskit që ai të vuaj në mënyrë psikike, ndërsa e gjithë kjo për hakmarrje politike për mesazhet e dërguara gjatë fushatës zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Lapes, policët në kundërshtim me dekretin për mjetet për detyrim, kanë përdorur forcë të madhe. Policët, siç tha ai, e kanë dëgjuar urdhrin dhe i kanë bartur kanosjet prej Mijallkovit, ndërsa njëri prej të akuzuarve ia ka vënë pistoletën në kokë dhe i ka thënë “nuk do të shohësh ditë të bardhë”.
Si dëshmi, prokurori Lape tha se do të jepen incizimet e disa televizioneve dhe video incizimet e MPB-së në ditën e arrestimit, si edhe dëshmitë me shkrim të mbështetura prej të ashtuquajturave bomba.
Sipas avokatit Lupço Shvrgovski midis tjerash theksoi se do të dëshmohet se Boshkoski ka dhënë rezistencë gjatë arrestimit dhe se për këto arsye të akuzuarit kanë vepruar siç duhet.
Më herët në këtë lëndë të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit