Liverpooli është pranë që ta fitojë garën për talentin e Celticut, Ben Doak – bën të ditur Goal.

16-vjeçari, i cili tashmë ka regjistruar dy paraqitje për ekipin e parë të skocezëve, është i gatshëm që të kalojë në Anfield.


Njoftohet se nënshkrimi i marrëveshjes me futbollistin anësor është vetëm çështje e ekzaminimeve mjekësore, meqenëse ai i ka refuzuar ofertat tjera për të kaluar te Redsat.

ben1 (Foto: Instagram/bendoak._)

Në rast të arritjes së marrëveshjes, Doak nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën Premier deri në sezonin e ardhshëm, porse do t’i bashkohet akademisë së klubit.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi, në të cilën ai mban fanellën me numrin 7 të Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app