Liverpooli po ia 'rrëmben' Arsenalit objektivin kryesor për sulmin
Liverpooli thuhet se po përgatitet të sfidojë Arsenalit dhe Manchester Unitedit për transferimin e sulmuesit të Sportingut, Viktor Gyokeres, ndërsa Arne Slot vazhdon riorganizimin e skuadrës gjatë kësaj vere.
Suedezi është përfolur prej kohësh për një kalim në Ligën Premier, me Arsenalin dhe Manchester Unitedin që konsideroheshin favoritët për firmën e tij.
Megjithatë, përfshirja e papritur e Liverpoolit thuhet se ka ndikuar në rrjedhën e negociatave, pasi Reds kanë kërkuar të qartësojnë çmimin e kërkuar prej 80 milionë eurosh nga Sportingu.
Deri tani nuk është dorëzuar asnjë ofertë zyrtare, por ky çmim konsiderohet i përballueshëm për Liverpoolin, që pritet të ketë një buxhet prej 200 milionë funtesh për merkaton e verës.
Gyokeres shihet si zëvendësuesi ideal i Darwin Nunez, i cili pritet të largohet drejt Napolit gjatë këtij afati kalimtar.
Liverpooli ka shfaqur interes edhe për sulmues të tjerë si Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe Victor Osimhen.
Thuhet se dëshira e Gyokeres është të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që e vendos Liverpoolin në një pozitë të favorshme në garën për firmën e tij. /Telegrafi/































