LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kalon në finale të Kupës së Botës për klube

Liverpooli kalon në finale të Kupës së Botës për klube

Liverpooli ka kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube.

The Reds kanë arritur me shumë mund të ta mposhtin në gjysmëfinale Monterreyn me rezultat 1-2.


Liverpooli, fillimisht kaloi në epërsi me anë të Naby Keitat me golin e shënuar në minutën e 12-të nga një asistim i Mohamed Salah.

Por, dy minuta më vonë, Moterrey e barazoi rezultatin në 1-1 me golin e shënuar nga Rogelio Funes.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, derisa në të dytën skuadra angleze tregoi forcën e saj.

Liverpooli vazhdoi me aksione të njëpasnjëshme ndaj Monterreyt, por momenti më vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90+1.

Roberto Firmon shënoi golin e fitores me një asistim fantastik Trent Alexander-Arnold.

Liverpooli tani në finale do të luajë me Flamengon që e mposhti Al Hilalin me rezultat 3-1.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri luajti në këtë takim për 68 minuta dhe pati një paraqitje tejet të mirë. /Telegrafi/