LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dhe tifozët shpërndajnë magjitë e Shaqirit në rrjetet sociale para derbit ndaj Unitedit

Liverpooli dhe tifozët shpërndajnë magjitë e Shaqirit në rrjetet sociale para derbit ndaj Unitedit
Xherdan Shaqiri duke falënderuar tifozët në Anfield pas ndeshjes ndaj Man Utd (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Që nga transferimi i tij në verë nga Stoke City, Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët më të pëlqyer te Liverpooli.

Fillimisht 27-vjeçari shënoi gol të bukur në gërshërë në miqësoren e verës në kuadër të International Champions Cup.


Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 1-4 për Reds, ky ylli nga Kosova përveç golit kishte arritur edhe të asistonte në 45 minuta sa ishte në fushë.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti të fitojë edhe ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2018/19.

Reds fituan me rezultat 3-1 në Anfield në Ligën Premier, ndërsa heroi i kësaj ndeshje ishte Shaqiri.

Xherdani u fut në lojë në minutën e 70-të, pas tre minutash kaloi skuadrën e tij në epërsi, ndërsa në minutën e 80-të e shënoi edhe golin e qetësisë duke ia siguruar fitoren Liverpoolit.

Në derbin e nesërm (e diel) Shaqiri nuk pritet të luajë nga fillimi, por me shumë mundësi do të inkuadrohet nga Klopp në pjesën e dytë.

Më poshtë edhe disa nga reagimet e tifozëve për Shaqirin në rrjetin social Twitter para ndeshjes me Man Utd. /Telegrafi/

“Edhe një e tillë nga Shaqiri të dielën do të vlerësohej shumë”.

“E bleva fanellën menjëherë pas asaj ndeshje. Forca Shaqiri. Është koha ta ndëshkosh Unitedin përsëri”.

Ëmbëlsira për fund…

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori