Mbaron edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania me fituese Selin: Gjithçka që ndodhi në mbrëmjen finale

- 19/04/2026 02:42-Selin fiton Big Brother VIP Albania 5, Miri në vendin e dytë
- 19/04/2026 02:37-Mbyllet televotimi i fundit
- 19/04/2026 02:31-Miri dhe Selin në garë të ngushtë - hapet televotim i dytë për ta
- 19/04/2026 02:13-Në vendin e tretë - Mateo Borri
- 19/04/2026 02:06-Përfundon gara për Rogertin - renditet i katërti
- 19/04/2026 02:04-Mbyllet televotimi
- 19/04/2026 01:35-Befasia për Mirin: Tryeza Familjare dhe "Tirona"
- 19/04/2026 01:24-Rrugëtimi i Mirit - nga dita 1 te 120
- 19/04/2026 00:53-Ish-banorët dhe Don Phenom surprizojnë Rogertin
- 19/04/2026 00:48-Rrugëtimi i Rogertit - djali 'problematik ' i shtëpisë
- 19/04/2026 00:32-Arbër Hajdari befasohet në shtëpinë e BBVA me vizitë nga vajza e tij
- 18/04/2026 23:50-Përmes hologramit, babai i përcjell mesazh Selin
- 18/04/2026 23:47-Selin me koreografi emocionuese në finale
- 18/04/2026 23:39-Rrugëtimi i Selin në BBVA
- 18/04/2026 22:51-Babai Sasha befason Mateon në finale
- 18/04/2026 22:37-Rrugëtimi i Mateos në BBVA 5
- 18/04/2026 22:17-Dy opinionistët - gjithashtu elegantë në mbrëmjen finale
- 18/04/2026 21:47-Ledioni me kostum rozë në finale
- 18/04/2026 21:26-Spektakël me dron në qiellin e Tiranës për finale
- 18/04/2026 21:20-Yjet finalistë shkëlqejnë me dukjen në mbrëmjen e fundit
- 18/04/2026 21:19-Performancë spektakolare nga ish-banorët
- 18/04/2026 20:56-Nis zyrtarisht finalja e madhe
- 18/04/2026 20:25-Plot 120 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
- 18/04/2026 20:15-Sondazhi i Telegrafit nxjerr fitues Selin
E plotësuar: Të shtunën ka përfunduar zyrtarisht finalja e madhe e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Pas një aventure që zgjati 120 ditë, rrugëtimi i banorëve shkoi drejt fundit, me vetëm katër finalistë që luftuan për çmimin e madh në finale: Mateo, Miri, Rogert dhe Selin.
Fituese e këtij edicioni u shfaq balerina 23 vjeçare, Selin Bollati, pasuar në vendin e dytë nga këngëtarit i grupit WSF, Armir Shahini (Miri).
Vendi i tretë shkoi për trajnerin e fitnesit, Mateo Borri, ndërsa i fundit nga finalistët u shpall Rogert Sterkaj.
Mbrëmja solli emocione të shumta e plot surpriza, të cilat ngërthyen para televizionit mbarë publikun shqiptar.
Telegrafi i ka informuar lexuesit në kohë reale, minutë pas minute, me zhvillimet kryesore dhe gjithçka që ndodhi gjatë finales së BBVA 5.
- YouTube www.youtube.com
19/04/2026 02:42-Selin fiton Big Brother VIP Albania 5, Miri në vendin e dytë

Balerina me origjinë nga Kanina, Selin Bollati, është fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ajo ka hyrë që në ditën e parë të shtëpisë më 20 dhjetor 2025, gjersa për 120 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ishte një nga personazhet kryefjalë të këtij edicioni.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
19/04/2026 02:37-Mbyllet televotimi i fundit
Është mbyllur zyrtarisht televotimi i fundit i këtij edicioni.
19/04/2026 02:31-Miri dhe Selin në garë të ngushtë - hapet televotim i dytë për ta
Për Mirin dhe Selin është hapur një televotim tjetër, votoat e të cilit do t'i bashkangjiten votave që janë dhënë gjatë javës.
19/04/2026 02:13-Në vendin e tretë - Mateo Borri

Trajneri i fitnesit, Mateo Borri ka përfunduar i treti në finale ne madhe.
Një televotim i ri është hapur për Selin dhe Mirin, ku vetëm pas minutash njëri prej tyre shpallet fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
19/04/2026 02:06-Përfundon gara për Rogertin - renditet i katërti

Rogert Sterkaj është renditur i katërti në finalen e madhe, duke u eliminuar kështu i pari nga katërshja finaliste.
Gara vazhdon për Mirin, Mateon dhe Selin - njëri prej tyre do të jetë fitues i çmimit të madh.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
19/04/2026 02:04-Mbyllet televotimi
Është mbyllur zyrtarisht televotimi për fituesin e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Katër finalistët si dhe publiku mbeten në pritje të rezultateve finale.
19/04/2026 01:35-Befasia për Mirin: Tryeza Familjare dhe "Tirona"

I fundit finalist për të cilin ishte rezervuar befasia ishte ajo për Mirin.
Për të u improvizua një skenë e një përditshmërie të kryeqytetit shqiptar me disa statistë, teksa gjithçka ishte e shoqëruar nën tingujt e këngës ikonike "Tirona" të WBF.
Për fund, ai u njoftua me një ambient, ku ishin njerëzit e tij të zemrës, si prindërit, bashkëshortja, vajza dhe shoku i vet i ngushtë, Landi.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
19/04/2026 01:24-Rrugëtimi i Mirit - nga dita 1 te 120

Këngëtari i grupit West Side Family, Armir Shahini (Miri) ka bërë një rrëfim emocional në klipin e tij përmbyllës.
Ai tregoi të gjitha sfidat që e kanë përcjell gjatë kësaj aventure, duke përmendur mes të tjerash edhe miqësinë e shumë diskutuar të tij me Selin.
19/04/2026 00:53-Ish-banorët dhe Don Phenom surprizojnë Rogertin

Befasia e rezervuar për finalistin Rogert Sterkaj përfshinte një mini-festë të organizuar nga disa prej ish-banorëve që janë miqtë e tij më të mirë, si Juela dhe Livia.
Reperi i njohur Don Phenom ishte gjithashtu i ftuar për të performuar dhe ndezur atmosferën paksa për Rogertin, por edhe për publikun.
19/04/2026 00:48-Rrugëtimi i Rogertit - djali 'problematik ' i shtëpisë

Rogert Sterkaj i cilësuar si një prej personazheve më të përfolura dhe interesante të këtij edicioni, ka parë gjithashtu përmes një klipi rrugëtimin e tij në këtë spektakël.
Sfida, emocione por edhe debate të forta e kanë shoqëruar Rogertin përgjatë gjithë kësaj aventure.
19/04/2026 00:32-Arbër Hajdari befasohet në shtëpinë e BBVA me vizitë nga vajza e tij

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, në finale u futën edhe opinionistët.
Në një moment, Arbër Hajdari u ndalua për të shijuar një befasi të këndshme që ishte përgatitur enkas për të.
Vajza e tij e vogël i bëri një vizitë surprizë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke marrë kështu vëmendjen e spektatorëve.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
18/04/2026 23:50-Përmes hologramit, babai i përcjell mesazh Selin

Në mungesë të prezencës fizike, babai i Selin ka gjetur një mënyrë virtuale për të qenë pjesë e finales së madhe.
Ai i dërgoi një mesazh të ngrohtë të bijës përmes hologramit, duke i dhënë kurajë dhe forcë, me shpresën për fitore.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
18/04/2026 23:47-Selin me koreografi emocionuese në finale

Pas klipit që prezantoi rrugëtimin e saj, Selin nuk hezitoi që të shfaqte edhe aftësitë e veta në kërcim, duke realizuar një koreografi shumë të veçantë.
E veshur me një fustan të bardhë, balerina dhuroi një shfaqje të vërtetë para publiku masiv të kësaj finaleje.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
18/04/2026 23:39-Rrugëtimi i Selin në BBVA

Balerina Selin Bollati ka parë klipin që prezantoi rrugëtimin e saj në këtë aventurë 120 ditore.
Sfidat, suksesi dhe rezilienca, janë ato që e kanë bërë balerinën shqiptare femrën e vetme që prek finalen e Big Brother VIP Albania 5.
18/04/2026 22:51-Babai Sasha befason Mateon në finale

Befasia e rezervuar për mateon ishte takimi me babanë e tij, Sasha Borrin, i cili nuk ishte në dijeni që ai do të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai pati rastin që të takojë edhe nusen e Mateos, Brikenën, në studio ku iu dha bekimin dhe mbështetjen e tyre.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
18/04/2026 22:37-Rrugëtimi i Mateos në BBVA 5

Mateo Borri është një prej finalistëve të këtij edicioni.
Mbrëmja nisi me të, duke i prezantuar klipin përmbledhës të të gjithë rrugëtimit të tij në këtë spektakël.
Ai theksoi se lidhja me bukuroshen nga Kosova, Brikena, në këtë spektakël ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur gjatë kësaj eksperience.
18/04/2026 22:17-Dy opinionistët - gjithashtu elegantë në mbrëmjen finale

Opinionistët e programit, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, janë kudjesur gjithashtu që të duken elegantë në mbrëmjen finale të BBVA 5.
Dyshja që kanë shoqëruar me opinionet e tyre banorët gjatë gjithë kësaj aventure, janë edhe sonte prezentë në finale për të dhënë rezymenë e tyre për katër finalistët.
18/04/2026 21:47-Ledioni me kostum rozë në finale

Prezantuesi i tashmë tri edicioneve të fundit të BBVA, Ledion Liço, u shfaq me një kostum elegant aq sa edhe tërheqës në mbrëmjen finale.
I veshur me ngjyrën rozë, ai bëri një kalim tradicional nga kostumi i zi i prezantuesve televizivë, duke guxuar me ngjyrat e ndezura në këtë atmosferë pranverore.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
18/04/2026 21:26-Spektakël me dron në qiellin e Tiranës për finale
Finalja e Big Brother VIP Albania 5 nisi me një spektakël dronash në qiellin e kryewytetit shqiptar.
Logot e Big Brother, Top Channel dhe Digitalb ndriçuan qiellin, për të bërë prezantimin e mbrëmjes finaliste.
18/04/2026 21:20-Yjet finalistë shkëlqejnë me dukjen në mbrëmjen e fundit

Katër yjet finalistë, Rogerti, Miri, Mateo dhe Selin duken shumë elegantë në nisje të mbrëmjes së madhe.
Sigurisht vëmendja më e madhe drejtohet kah Selin, si femra e vetme në këtë finale të madhe, ku me një fustan plot shkëlqim, prezantoi më së miri elegancën femërore në këtë mbrëmje.
18/04/2026 21:19-Performancë spektakolare nga ish-banorët

Me një performancë mbresëlënëse dhe spektakolare nga ish-banorët, ka nisur finalja e madhe e BBVA 4.
Lore, Stine, Juela, Mal Retkoceri, Artan Kola, Erik Lloshi e Krusita, ishin vetëm disa nga emrat që dhurruan spektakël që në nisje të kësaj mbrëmje.
Lexo lajmin e plotë këtu.
18/04/2026 20:56-Nis zyrtarisht finalja e madhe
Ka nisur zyrtarisht tashmë finalja e madhe e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Nën moderimin e Ledion Liços, mbrëmja finale nisi mes emocionesh të shumta nga publiku hde ish-banorët.
18/04/2026 20:25-Plot 120 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
18/04/2026 20:15-Sondazhi i Telegrafit nxjerr fitues SelinPlot 120 është numri i ditëve të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Banorët finalistë që janë futur që nga fillimi më datë 20 dhjetor 2025, janë balerina Selin Bollati dhe këngëtari Armir Shahini (Miri).
Ndërkohë Mateo dhe Rogerti i janë bashkuar aventurës më vonë.
18/04/2026 20:15-Sondazhi i Telegrafit nxjerr fitues Selin
Telegrafi gjatë javës ka realizuar një sondazh online, për të marrë një feedback të lexuesve, mbi banorin që ata mendojnë se duhet të jetë fitues ii këtij edicioni.
Nga ky sondazh ku kanë votuar mbi 18 mijë lexues, banorja më favorite për ta fituar rezulton balerina Selin Bollati me mbi 56 për qind, pasuar nga trajneri i fitnesit Mateo Borri me 41 për qind, për të vazhduar me Mirin që ka 2 për qind të votave dhe Rogertin që vetëm 1 për qind e lexuesve mendojnë se duhet ta fitojë.
Lexo lajmin e plotë këtu.









































