“Litera”, kompani lidere në tregun global për produktet e teknologjisë, njoftoi sot se ka realizuar marrëveshjen finale për blerjen e Prosperoware, një kompani softuerësh që ndihmon ndërmarrjet në adoptimin dhe menaxhimin e sistemeve të bashkëpunimit.
E themeluar në vitin 2009, “Prosperoware” ka zhvilluar platformën më gjithëpërfshirëse të softuerit të integruar në industrinë ligjore, për të sjellë rregull në kaosin e bashkëpunimit digjital në metodën hibride – nga zyret dhe shtëpia.
Kjo platformë ofron shtresën e munguar të bashkëpunimit modern për menaxhimin e sistemeve të bashkëpunimit, të dhënave dhe sigurinë në shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë organizatave.
Avaneesh Marwaha, CEO i “Litera”, tha se: “Blerja do të ndihmojë kompaninë ta realizojë vizionin e saj për të transformuar mënyrën se si ekipet ligjore bashkëpunojnë. Shtimi i mjeteve të “Litera”-s dhe aplikacioneve të tjera thelbësore në platformën e “Prosperoware” do të automatizojë procesin e krijimit të lëndëve, buxhetit dhe marrëveshjeve të reja dhe do t’u sigurojë ekipeve ligjore një dritare të vetme për të parë dhe menaxhuar punën e tyre.
Më tej, kjo blerje vazhdon angazhimin tonë për partneritet me firmat ligjore për të krijuar lidhje midis produkteve të “Litera” dhe produkteve të tjera thelbësore nga të cilat varen firmat dhe organizatat për të kryer punën e tyre, duke përfshirë Microsoft Teams, iManage, NetDocuments, Windows File Shares, dhe sisteme të tjera.”
Douglas Caddell, Shefi Global i Informacionit, “Mayer Brown LLP”, komentoi: “Bashkimi i “Litera” dhe “Prosperoware” është frymëzues, pasi kombinimi i teknologjisë së tyre ofron një eksperiencë më të mirë në të gjithë komunitetin global të klientëve të firmave.”
“Ne jemi të entuziazmuar që i bashkohemi familjes “Litera”; thellësia dhe dobia e zgjidhjeve të tyre janë të mahnitshme dhe plotësojnë vizionin tonë për t’i ndihmuar ekipet të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase dhe më të sigurt,” tha Keith Lipman, CEO dhe bashkëthemelues i “Prosperoware”.
Si Keith Lipman, ashtu edhe Sheetal Jain, Drejtor Kryesor i Teknologjisë dhe bashkë-themelues do t’i bashkohen “Litera”-s në menaxhimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të platformës dhe ekipeve te saj në botë.
“Litera” ka parë rritje të konsiderueshme që kur “Hg” investoi për herë të parë në vitin 2019, pas blerjeve të 12 kompanive ku tani ka më shumë se 1,000 punëtorë në 17 vende të ndryshme.
“Litera” gjithashtu ka rritur mbi 10 herë numrin e përdoruesve që kur “Hg” investoi së pari, tani duke shërbyer mbi 15,000 klientë. Për të mësuar më shumë rreth investimit të “HG”-së, lexoni artikullin këtu.
Rreth Litera
“Litera” ka qenë në ballë të teknologjisë ligjore për 25+ vjet. Si një lider global në fluksin e punës, rishikimin dhe analizën e kujdesit të duhur të fuqizuar nga AI, bashkëpunimin dhe zgjidhjet e menaxhimit të dhënave, “Litera” u ofron ekipeve ligjore teknologji të thjeshtuar për krijimin, analizimin dhe menaxhimin e dokumenteve, marrëveshjeve, çështjeve dhe të dhënave të tyre.
Produktet e “Litera” ndihmojnë firmat ligjore dhe ekipet ligjore të korporatave në mbarë botën që të punojnë në mënyrë më efikase, të saktë dhe konkurruese për t’u ofruar klientëve të tyre informacion të përdorshëm dhe të zbatueshëm. Për më shumë informacione rreth “Litera”, vizitoni litera.com ose ndiqni kompaninë në LinkedIn.
Rreth Prosperoware
“Prosperoware” ndihmon ekipet të bashkëpunojnë në mënyrë më efikase dhe të sigurt. Zgjidhjet softuerike të kompanisë shtojnë shtresën e munguar të bashkëpunimit dixhital duke ofruar kontekst dhe siguri specifike për ekipin, për përdoruesit, të dhënat dhe projektet.
E gjithë kjo mundësohet përmes aftësive të zgjidhjes për t’i lejuar organizatat të menaxhojnë më mirë sistemet e tyre të bashkëpunimit duke e bërë më të lehtë sigurimin, klasifikimin, mbrojtjen, lëvizjen dhe minimizimin e të dhënave – duke zbutur përfundimisht kaosin e të dhënave dhe rreziqet që lidhen me privatësinë dhe sigurinë kibernetike.
Mbi 370 klientë në të gjithë industritë, 66% Am Law 100, 50% Global Top 20, 24% UK Top 50, u kanë besuar zgjidhjeve “Prosperoware” për t’u mundësuar atyre të bashkëpunojnë në mënyrë të sigurt, pa kaos.
Për më shumë informacion, na ndiqni në Twitter dhe LinkedIn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking
Panairi më i madh Horeca në Kosovë me risi të shumta
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Zbulohet për herë të parë sa Bitcoin i ka qeveria e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë
Artisja e vetullave Fjolla Beka mahniti të pranishmit në Masterclass
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE