LAJMI I FUNDIT:

Listës Serbe i rrezikohet certifikimi për zgjedhje

Listës Serbe i rrezikohet certifikimi për zgjedhje

Lista Serbe mund të mos certifikohet për zgjedhjet e 19 majit të këtij viti. KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar me 9 anëtarë, pasi presidenti Thaçi nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët në këtë institucion, përderisa për të ndodhur certifikimi nevojiten 8 vota. Por dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ paralajmërojnë votë kundër nëse nuk ofrohen dëshmi konkrete se kandidatët serbë do ta respektojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pak orë para se të mbyllej afati, më 18 prill 2019, Lista Serbe aplikoi për t’u certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, që pritet të mbahen më 19 maj të këtij viti.


Mirëpo ekziston rreziku që ky subjekt politik të mos certifikohet fare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen që pritet të mbahet këtë fillimjave.

Kjo pasi dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e Nazlie Bala, mund të votojnë kundër certifikimit të LS-së në rast se paraprakisht nuk përmbushen disa pika të kërkuara.

Ndërkohë,për të ndodhur certifikimi nevojiten 2/3 e votave të anëtarëve të KQZ-zë, respektivisht 8 vota. Meqë presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka emëruar të gjithë anëtarët në këtë institucion, KQZ-ja aktualisht është duke funksionuar me 9 të tillë, çka certifikimin e LS-së e bën të pamundur mosvotimi eventual i anëtarëve të LVV-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori