LAJMI I FUNDIT:

Lista Srpska nuk merr pjesë në seancën e 1 shtatorit

Lista Srpska nuk merr pjesë në seancën e 1 shtatorit

Në seancën e 1 shtatorit që do të votohet për demarkacionin me Malin e Zi, Lista Srpska si duket nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Kështu, do të rrezikohet edhe kuorumi për mbajtjen e seancës, pasi që duhet të jenë dy të tretat e deputetëve (81 deputetë).Mospjesëmarrja e Listës Srpska në seancë siç ka mësuar

Ekonomia Online ka të bëjë me aktualitetin politik përkatësisht Asociacionin i komunave me shumicë serbe.“Nuk do të marrim pjesë në seancën e së nesërme…”, ka thënë për Ekonomia Online njëri nga deputetët në kushte anonimiteti.


I pyetur se cilat janë kërkesat e Listës Srpska, që po e bëjnë një gjë të tillë, ai ka thënë se “aktualiteti politik dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

Ndërkaq, jo zyrtarisht Ekonomia Online mëson se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me grupet parlamentare, ku do të shqyrtohet shtyrja e seancës.Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pritet të votohet nesër në Kuvendin e Republikës.

Mirëpo, kjo çështje vështirë që do të mund të kalojë me 1 shtator. Janë një numër i deputetëve të pozitës të cilët janë kundër votimit të demarkacionit, derisa partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma që nga fillimi i marrëveshjes janë kundër.

Marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet vetëm me dy të tretat e votave, derisa koalicioni PDK-LDK është deklaruar se është i sigurt se do të aprovohet.

Ndërsa, sipas rregullores së Kuvendit nëse Marrëveshje refuzohet atëherë e njëjta kthehet në pikën zero dhe Qeveria duhet ta ri-negocioj sërish me Malin e Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori