LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe nuk do ta mbështes formimin e ushtrisë së Kosovës

Lista Serbe nuk do ta mbështes formimin e ushtrisë së Kosovës
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se derisa ai është në krye të saj, kjo organizatë politike nuk do ta mbështes formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Rakiq ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, anëtarit të kësaj Liste, Dalibor Jevqit, i cili pas takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës me zëvendës shefen e NATO-s, Rouz Gotmeler, ku teme ishte edhe Ushtria e Kosovës, ka thënë se “Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime për cilëndo temë”.

“Qëndrimi i Listës Serbe derisa unë të jem në krye të saj nuk do të ndryshojë, e ai është i qartë për secilin. Lista Serbe nuk do të mbështes formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur kjo është thënë dhe mundem vetëm të them se ky nuk është qëndrim i Listës Serbe. Mund të ndodh që ministri Jevtiq e ka thënë atë si ministër në emër personal”, ka thënë Rakiq, transmeton lajmi.net.

Siguria e serbëve dhe pakicave tjera, siguria nga radikalizmi islamik dhe prania e KFOR-it në Kosovë kanë qenë tema të takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës dhe deputetëve serbë me zëvendësen e sekretarit gjeneral të NATO-s, Rouz Gotmeler.


Ministri Jevtiq ka thënë se është e domosdoshme prania e KFOR-it në Kosovë, pasi që këto forca ndërkombëtare janë garanci për paqe, stabilitet dhe ndërtim të sistemit demokratik dhe multietnik.

Në takim që kanë marrë pjesë edhe ministri i Administratës, Ivan Teodosijeviq dhe zëvendësministri i Policisë së Kosovës, Milan Radojeviq, por edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, është nxjerr qëndrimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime në çfarëdo teme nëse merren për bazë qëndrimet dhe nevojat e serbëve në Kosovë. E rëndësishme është që mos të merren vendime të njëanshme rreth secilës temë”, thuhet në njoftimin pas takimit.