LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe nderon terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit

Lista Serbe nderon terroristët e vrarë në Banjskë të Zveçanit

Qytetarët e veriut të Kosovës kanë organizuar ndezjen e qirinjve në nderim të pjesëtarëve të grupit terrorist, të vrarë në Banjskë në operacionin e Policisë së Kosovës.

Sipas mediave serbe,përveç Zveçanit, ndezja e qirinjve u organizua edhe në komunat e tjera në veri të krahinës sonë jugore.


Edhe në sheshin “Car Llazari”, në Mitrovicë të veriut, dhjetëra qytetarë serbë kanë ndezur qirinj, ku ishin të pranishëm ishin edhe anëtarët e subjektit politik Lista Serbe, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa deri tani dihet për tetë persona të arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/