Lisa Kudrow zbulon një anë të errët nga prapaskenat e serialit "Friends"

Lisa Kudrow ka zbuluar më në detaje përvojën e saj gjatë xhirimeve të serialit "Friends", duke thënë se pas skenave ekzistonte një atmosferë shpesh e ashpër dhe e pakëndshme.
Sipas saj, gjatë incizimeve që bëheshin para një publiku live prej rreth 400 personash, presioni ishte i madh.
Nëse një aktor gabonte tekstin ose nuk arrinte ta jepte replikën në mënyrën e duhur, skenaristët mund të reagonin me komente fyese dhe nënçmuese.

Këto kritika, sipas Kudrow, ishin të drejtpërdrejta dhe ndonjëherë shumë të rënda për t’u përballuar.
Ajo gjithashtu ka theksuar se në dhomën e skenaristëve, që dominohej kryesisht nga burra, shpesh zhvilloheshin biseda të papërshtatshme.
Ata qëndronin deri vonë natën duke punuar për skenarët dhe, sipas saj, diskutonin edhe fantazi seksuale për aktoret e serialit, veçanërisht për Jennifer Aniston dhe Courteney Cox.
Kjo situatë, sipas Kudrow, krijonte një ambient “intens” dhe të pakëndshëm, edhe pse shumica e këtyre bisedave ndodhnin pas dyerve të mbyllura.Megjithatë, Kudrow ka shtuar se ajo personalisht përpiqej të mos ndikohej shumë nga kjo sjellje.
- YouTube www.youtube.com
Ajo e arsyetonte duke thënë se skenaristët punonin me orë të gjata dhe nën presion të madh për të përfunduar episodet, prandaj shpesh shprehnin frustrimin e tyre në mënyra të papërshtatshme.
Qëndrimi i saj ishte që, përderisa komentet bëheshin pas shpine, nuk kishin rëndësi të madhe për të.
Raste të ngjashme janë raportuar edhe më herët. /Telegrafi/






























































