LAJMI I FUNDIT:

Lirohet “talebani amerikan”, Pompeo kritikon vendimin

Lirohet “talebani amerikan”, Pompeo kritikon vendimin

John Walker Lindh shtetasi amerikan i cili u kap në vitin 2001 ndërsa luftonte krah talebanëve në Afganistan, doli të enjten nga një burg federal i shtetit të Indianës.

I njohur si “talebani amerikan” ai kreu 17 vite nga një dënim me 20 vjet heqje lirie, nën akuzat se siguroi ndihmë të paligjshme për talebanët, sunduesit islamikë të vijës së ashpër të Afganistanit.

Por sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo e kritikoi vendimin për lirimin e John Walker Lindh dhe tha se vendimi duhet të rishikohet.

Pompeo e konsideron vendimin “të pashpjegueshëm dhe të paarsyeshëm”, gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox News.

Ai tha gjithashtu se John Walker Lindh po kërcënon ende Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ai është ende i përkushtuar ndaj xhihadit, shkruan voa.

John Walker Lindh nga Kalifornia ishte 20-vjeç kur u kap, moment që përkoi me ditët e para të pushtimit të Afganistanit nga SHBA, çka erdhi si përgjigje ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Uashington dhe Nju Jork.

Ai kishte udhëtuar në Jemen në vitin 2000 për të mësuar arabisht pasi kishte përqafuar fenë islame. Më pas ai u nis drejt Afganistanit, ku u bë vullnetar për talebanët.

Ai u mbajt në një burg ku u mor në pyetje nga oficeri i CIA-s, Mike Spann, i cili u vra gjatë një kryengritjeje në burg. Autoritetet e sollën John Walker Lindh në Shtetet e Bashkuara dhe ai bëri një marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.

Një gjykatës federal ka vendosur një sërë kufizimesh të forta ndaj John Walker Lindh-ut si kusht për lirimin e tij, përfshirë monitorimin e qasjes së tij në internet, kryerjen e seancave të këshillimit për shëndetin mendor si dhe ndalimin për të poseduar apo patur qasje tek materialet ekstremiste.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin pasi talebanët në pushtet refuzuan të dorëzojnë kreun e al-Kaidës Osama bin Laden, i cili orkestroi sulmet e 11 shtatorit 2001.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori