LAJMI I FUNDIT:

Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli

Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli

13 persona kanë marrë trajtime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas aksidentit që ndodhi në Vragoli, ku mbeten 30 të lënduar.

Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.


“Janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.

Ndryshe, tridhjetë  persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së shtunës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Vragoli, ku janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një veturë.

30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës, aksidentohet me një kamion dhe veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë
Lexo po ashtu 30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës, aksidentohet me një kamion dhe veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi./Telegrafi/