LAJMI I FUNDIT:

30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës, aksidentohet me një kamion dhe veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë

30 të lënduar në autobusin që transportonte nxënës, aksidentohet me një kamion dhe veturë në magjistralen Prishtinë-Pejë

(E plotësuar) – Tridhjetë  persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së shtunës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Vragoli, ku janë përfshirë një autobus me nxënës, një kamion dhe një veturë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se në aksident 30 persona kanë pësuar lëndime, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore.


“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore”, ka deklaruar Bajram Krasniqi.

Ai tha se në aksident është përfshirë edhe një veturë me targa vendore.

Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, i cili po transportonte maturantë të shkollave nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion në Shqipëri.

Nga kompania në fjalë i kanë konfirmuar Telegrafit se një autobus, nga gjithsejtë tre sa ishin duke bartur nxënësit që ishin në ekskursion, është aksidentuar me një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti në këtë segment të magjistrales është vështirësuar qarkullimi.

Më poshtë mund të shihni pamjet të cilat Telegrafi i ka siguruar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori