LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët e VV-së lirohen nga arresti shtëpiak

Aktivistët e VV-së lirohen nga arresti shtëpiak

Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atëdhe Arifi janë liruar nga arresti shtëpiak pas seancës së mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lajmin për lirimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook, e po ashtu edhe avokati i tij Tomë Gashi.


“Ne seancën e mbajtur sot më 22.08.2017, Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar katër aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti nga arresti shtëpiak, respektivisht nga paraburgimi”, ka shkruar Tomë Gashi në profilin e tij në Facebook.

Seanca e radhës do te mbahet më 25 gusht 2017 në orën 10.00. /Telegrafi/