LAJMI I FUNDIT:

Liridon Krasniqi mund të paraqitet te kombëtarja e Malajzisë

Liridon Krasniqi mund të paraqitet te kombëtarja e Malajzisë

Liridon Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së famshme Kedah të Malajzisë.

Kjo e fundit duket se po mendon që të angazhojë në të ardhmen futbollistin e Kosovës në përfaqësuesen e tyre.


Ai është në listën e Federatës së Futbollit të Malajzisë si kandidat potencial për të veshur fanellën e këtij vendi.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Federatës së Malajzisë, Datuk Yosoff Mahadi.

“Kemi një listë të lojtarëve të huaj që po i vëzhgojmë. Liridon Krasniqi është në listën tonë. Lista përbëhet nga lojtarë të huaj që kanë trashëgimi malajziane ose kanë luajtur në vend për katër apo më shumë vjet”.

“Krasniqi është i etur për të përfaqësuar Malajzinë. Nëse Krasniqi luan edhe një sezon në ‘M-League’, atëherë ai mund të jetë i kualifikuar”, ka thënë Yusoof për “nst”.com.my”.

Pas katër viteve të suksesshme, Krasniqi largohet nga Kedah
Lexo po ashtu Pas katër viteve të suksesshme, Krasniqi largohet nga Kedah

Ndryshe, Liridoni ka të drejt të luajë për shtetin aziatik pasi që nga pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit – UEFA dhe FIFA, asnjëherë nuk ka veshur fanellën e përfaqësueses sonë. /Telegrafi/