LAJMI I FUNDIT:

Liria e medias në Shqipëri cenohet nga kontrolli i shtuar i qeverisë mbi rrjedhën e informacionit

Liria e medias në Shqipëri cenohet nga kontrolli i shtuar i qeverisë mbi rrjedhën e informacionit

Liria e medias në Shqipëri vuajti në vitin 2021 për shkak të shqetësimeve për forcimin e mëtejshëm të kontrollit të qeverisë mbi rrjedhën e informacionit, thuhet në raportin e fundit të Institutit Ndërkombëtar të Medias me seli në Vjenë.

Raporti vë theksin në 14 raste me 24 individë apo media ku është vënë re cenimi i lirisë së medias në vend.


Sipas raportit, pavarësia e sistemit për rregullimin e medias u kërcënua gjithashtu, ndërsa krijimi i një agjencie të re qeveritare e cila do të qendërzoj kontrollin mbi marrëdhëniet me publikun dhe informacionin e qeverisë ka ngritur shqetësime të mëtejshme për qasjen e medias në informacion.

Raporti ka marrë në shqyrtim disa raste të cenimit të lirisë se medias duke përfshirë këtu goditjen nga policia të gazetarit të News 24, Ergys Gjencaj në korrik të 2021 pasi u përpoq të filmonte një operacion antidrogë në Tiranë.

Raporti shton se policia ndaloi filmimet edhe nga gazetarja Klodiana Lala.

“Në një rast të rëndë në Nëntor [2021], reporteres Anila Hoxha nga Top Channel dhe kolegut të saj Endrit Aga të A2 CNN TV i’u rrezikua jeta nga një oficer policie teksa tentonin të raportonin nga një zonë malore pas vdekjes së një biznesi”, raporti ka shtuar.

Raporti ka sjelle edhe rastin e gazetarit të Ora News, Isa Myzyraj, i cili u ndalua fizikisht nga një roje sigurie e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj teksa po përpiqej t’i bënte pyetje politikanit.

Gjithashtu gazetari i Ora TV, Ronaldo Sharka dhe grupi i tij raportues u dëbuan me forcë nga një takim elektoral i organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, shkruhet në raport.

Raporti gjithashtu merr në shqyrtim rastin e Ledio Gunit, operator i Fax News, i cili u sulmua fizikisht në Tiranë teksa po dokumentonte një mosmarrëveshje.

Sipas raportit, edhe Besarta Demushaj, një tjetër gazetare e Fax News, u sulmua fizikisht dhe verbalisht nga dy persona teksa po raportonte në Tiranë.

Raporti gjithashtu ka vënë theksin në ngacmimin në internet të gazetarëve, me gratë gazetare që shpesh përballen me sulmet kryesore.

“Në gusht 2021, bashkë-redaktorja e Exit News, Alice Taylor, mori një mesazh fyes në internet që përmbante një kërcënim me vdekje në përgjigje të një teksti që ajo kishte postuar në blogun e saj gazetaresk”, shton raporti.

Raporti gjithashtu ka thënë se gazetarët në Shqipëri vazhdojnë të operojnë në një klimë jashtëzakonisht të vështirë për marrjen e informacionit nga burime qeveritare.

Grupet ndërkombëtare për lirinë e shtypit ngritën shqetësime serioze lidhur me emërimin e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive në vend. Krasniqi konsiderohet si një figure e lidhur ngushtë me Kryeministrin Edi Rama.

Shqetësime u ngritën edhe për vendimin e qeverisë për të ngritur një agjenci të re për të centralizuar kontrollin mbi marrëdhëniet me publikun dhe informacionin e qeverisë.

Sipas rregullave të reja, zëdhënësve të ministrive do t’u ndalohet të flasin drejtpërdrejt me median dhe të gjitha informacionet ose komentet e publikuara do të duhet së pari të miratohen nga drejtori i ri i përgjithshëm i agjencisë, Endri Fuga.

Në përmbyllje të raportit, Instituti Ndërkombëtar i Medias theksoi rastin kur prokurorët u përpoqën të kapnin serverët dhe pajisjet e gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku që publikuan detaje të një rrjedhjeje të të dhënave personale të 910,000 njerëzve, që besohet se vinin nga një institucion shtetëror.

Përpjekja u ndal me një vendim të jashtëzakonshëm të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Shqipëria aktualisht renditet e 84-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, një renditje që ka rënë me nëntë vende që nga viti 2018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori