LAJMI I FUNDIT:

Liria arrin t’i shkëputë një pikë Prishtinës, kryeqytetasit humbën penallti

Liria arrin t’i shkëputë një pikë Prishtinës, kryeqytetasit humbën penallti
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina dhe Liria kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës, në një ndeshje që ishte e bukur dhe shpesh dramatike.

Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kërkonin më shumë golin, duke krijuar raste.


Kjo gjë iu shpërblye në minutën e 34-të, kur Jalen Blesa asistoi te Leotrim Kryeziu i cili shënoi për 1-0 më një goditje të fortë nga brenda zonës.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Liria u këndell dhe filloi të kërkojë golin.

photo by: @Shpend Ahmeti

Fillimisht e gjeti me Andri Stafën, por që goli u anulua pasi ai kishte shkaktuar faul para se të gjuante.

Por prizrenasit e gjetën golin në minutën e 79-të me Prins Tijuezan për 1-1.

Prishtina ka mundur ta fitojë ndeshje, por penalltia e gjuajtur nga Kryeziu u prit nga portieri Shala.

Prishtina është e katërta me 9 pikë pas pesë ndeshjes, ndërsa Liria ka 6 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori