LAJMI I FUNDIT:

Lira turke vazhdon të rritet

Lira turke vazhdon të rritet

Lira turke ishte performuesja më e mirë mes 24 valutave të tregjeve në zhvillim, pasi politikëbërësit përkrahen idenë për të rritur normat e interesit për të ndihmuar valutën në vështirësi. Tashmë valuta turke ndodhet në nivelin më të lartë që prej fundit të muajit gusht.

Edhe rubla ruse kaloi nga humbjet në fitime, pasi Banka Qendrore shpalli papritur një rritje të normave të interesit për herë të parë që prej vitit 2014. Megjithatë për ekonominë ruse mbetet risku i inflacionit, për shkak të performancës së valutës, si dhe kërcënimeve nga SHBA për sanksione të tjera.


Ekonomia turke për tre muaj rritet me 5.2%
Lexo po ashtu Ekonomia turke për tre muaj rritet me 5.2%

Të dyja ekonomitë, si ajo ruse edhe ajo turke, regjistruan të dhëna pozitive që vijnë nga treguesit ekonomikë. Në Turqi, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 5.2 për qind gjatë tremujorit të dytë, ndërsa ekonomia ruse u zgjerua më shpejt se parashikimet.

Ndërkohë, lufta tregtare dobësoi më tej juanin kinez. Në vështirësi ndodhet edhe rupia indiane, megjithatë qeveria njoftoi se do të ndërmarrë masa mbështetëse për të forcuar valutën. Performancën më të keqe ndërkohë e patën reali brazilian dhe pëso argjentinase. Në rritje u shfaqën ndërkohë kuoni korean, randi jugafrikan dhe peso meksikane. /Telegrafi/