LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia turke për tre muaj rritet me 5.2%

Ekonomia turke për tre muaj rritet me 5.2%

Sipas të dhënave të Institutit Statistikor të Turqisë, ekonomia e vendit në tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi rritje me 5.2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën prill-qershor, Produkti i Brendshëm Bruto me çmimet aktuale arriti në 884 miliardë e 4 milionë e 260 lira turke, apo 204.3 miliardë dollarë, duke u rritur për 20.4 për qind në krahasim me tremujorin e dytë 2017.


Një grup i ekonomistëve të kontaktuar nga AA, shprehën pritje që ekonomia turke të zhvillohej me 5.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Sektorët që përbëjnë Produktin e Brendshëm Bruto, vlera e shtuar e sektorit të bujqësisë sipas indeksit zinxhir të vëllimit të prodhimit në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur 1.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e shtuar e sektorit industrial u rrit me 4.3 për qind kurse për sektorin e ndërtimit rritja ishte 0.8 për qind.

Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, i përbërë nga shuma totale e shërbimeve në tregti, transport, akomodim dhe ushqim, shënoi një rritje prej 8 për qind. /Telegrafi/