LAJMI I FUNDIT:

Lira bie në nivelin më të ulët, Banka Qendrore e Turqisë zbret normën e interesit në 14 për qind

Lira bie në nivelin më të ulët, Banka Qendrore e Turqisë zbret normën e interesit në 14 për qind

Lira turke bie ra në nivelin më të ulët në këmbim me dollarin ku shënoi rënie për 5.32 për qind, pasi Banka Qendrore e Turqisë e uli shkallën e interesit në 14 për qind.

Pas këtij vendimi, vlera e lirës ra në 15.57 kundrejt një dollari amerikan, përcjell Telegrafi.


Banka njofton se ka ulur normën e saj bazë të interesit në 14 për qind, duke thënë se do ta ndërpresë ciklin e lehtësimit së interesit.

“Ky vendim është marr për të kompletuar përdorimin e hapësirës së kufizuar të nënkuptuar nga efektet kalimtare të faktorëve të ofertës dhe faktorëve të tjerë përtej kontrollit të politikës monetare mbi rritjen e çmimeve”, thuhet në arsyetimin e Bankës Qendrore të Turqisë.

Vlera aktuale e lirës turke kundrejt dollarit | Burimi: Investing

Shkalla e inflacionit ka shkuar në mbi 20 për qind, ku buxheti familjar i turqve është nën trysni. Analistët e tregut parashikojnë më shumë vështirësi për lirën turke pas vendimit të fundit për uljen e shkallës së interesit.

Valuta e Turqisë në muajt e fundit ka rënë në vlerat më të ulëta në histori në krahasim me dollarin amerikan dhe euron.

Kjo pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan insiston në politikën shumë të kritikuar për uljen e normave të interesit, megjithëse çmimet për konsumatorët janë rritur.

Si rezultat i kësaj, familjet po kanë vështirësi të blejnë ushqim dhe mallra të tjera dhe lira turke ka humbur rreth 50 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit, duke u bërë një nga valutat me performancën më të ulët. /Telegrafi/