Ylli argjentinas Lionel Messi më nuk do të jetë duke plasuar goditje vetëm në Kupën e Botës 2022, teksa sulmuesi do të jetë edhe si një karakter i ri në Call of Duty.
Sulmuesi i PSG tani është një karakter me të cilin mund të luash tek Call of dity: Modern Warfare II dhe Call of Duty: Warzone 2.0.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është futbollisti i tretë që përfshihet në lojë, duke ndjekur hapat e mesfushorit francez Paul Pogba dhe superyllit brazilian Neymar, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Shokët e skuadrës së PSG-së, Messi dhe Neymar, si dhe mesfushori i Juventusit, Pogba, tani potencialisht mund të shkojnë së bashku në fushën e betejës së franshizës së famshme.
Llogaria zyrtare e Call of Duty në Twitter ka postuar një video për të njoftuar ardhjen e ‘pako e operatorit Messi’, e cila përfshin çantën e shpinës së tij dhe një përzgjedhje armësh.
Dribble your way to victory ⚽️ 🔥
Run the field with the Messi Operator Bundle, now available in Call of Duty #Warzone2 and #ModernWarfare2 pic.twitter.com/psB4mVFL9k
— Call of Duty (@CallofDuty) November 29, 2022
Pakoja e Messit tani është në dispozicion për 2,400 pikë COD dhe do të përfshijë tetë artikuj të ndryshëm si dhe vetë Messin.
35-vjeçari, megjithatë, nuk po përgatitet “për luftë” vetëm me uniformë ushtarake, por ai po përgatitet që ta ndihmojë Argjentinën të mbajë gjallë ëndrrat e saj për Kupën e Botës. /Telegrafi/