Lionel Messi e bëri Topin e Artë një çështje familjare pasi mbërriti me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Ylli i Inter Miamit dhe Argjentinës, 36 vjeç, është favoriti kryesor për të fituar për të tetin herë me radhë çmim prestigjioz.


Messi e udhëhoqi vendin e tij drejt fitores së Kupës së Botës në Katar dhjetorin e kaluar, shkruan The Sun.

wife antonela roccuzzo children arrive 856141375 Foto: EPA

Dhe përpara se të merrte edhe një herë trofeun e famshëm të artë, Messi u bashkua me më të afërmit dhe më të dashurit e tij në tapetin e kuq në Theatre du Chatelet në Paris.

Ai dukej elegant me një kostum të zi të kompletuar me një kravatë.

2023 real madrids jude bellingham 856138724 Foto: Reuters

Gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo shkëlqeu me një fustan me sup hapur, ndërsa tre djemtë e tyre - Mateo, Thiago dhe Ciro - dukeshin të adhurueshëm me kostume, këmisha të bardha dhe atlete gjithashtu të bardha.

Shokët e skuadrës së Real Madridit, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior sigurisht që ranë në sy edhe në tapetin e kuq.

erling haaland arrives red carpet 856137459 1 Foto: PA

Bellingham - i cili u kurorëzua fituesi i "Kopa Trophy" si lojtari më i mirë i ri në botë - zgjodhi një kostum me pantallona të gjerë dhe xhaketë të zezë, dhe këmishë të bardhë.

Vinicius, ndërkohë, shkoi për një xhaketë të kuqe kadife dhe këpucë të ngjashme.

Erling Haaland dhe e dashura Isabel Johansen bënë një hyrje madhështore me dukjen e tyre plotë elegancë.

2023 former footballer djibril cisse 856134535 Foto: Reuters

Sulmuesi i Manchester City shijoi një sezon debutues sensacional në Etihad, duke shënuar 52 gola për të fuqizuar skuadrën e tij të re në një trefishtë historik.

Kylian Mbappe arriti në ceremoni i veshur me një kostum gri, këmishë dhe kravatë të zezë.

Dhe Ilkay Gundogan, Lautaro Martinez, Rodri dhe Julian Alvarez mbërritën të gjithë me partnerët e tyre magjepsës.

2023 inter miami co owner 856139552 Foto: Reuters

Por nuk ishin vetëm të nominuarit që tërhoqën vëmendjen në ceremoninë e Topit të Artë.

Didier Drogba dhe David Beckham ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë vjetore. /Telegrafi/