Në fakt, kompania e ka pasur fjalën për telefonat dhe tabletët e saj të rinj, të cilët do të paraqiten në treg në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sipas deklarimeve të kompanisë, thuhet se Linshof do ta prezantojë telefonin e saj të parë Android i cili do të emërtohet i8, dhe do ta sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5”.


Më pas, kompania gjermane planifikon që ta lansojë edhe tabletin e saj “të performancës”, i cili do të sjell ekranin në diagonalen prej 10”, si dhe procesorin octa-core 2.1 GHz, me 3GB RAM dhe 80GB memorie të brendshme.

Linshof do të ofrojë edhe kamerat e pasme me 13MP në pajisjet e saj të para mobile, ndërsa kamerat e përparme ka premtuar se do të vijnë me 8MP.

Tableti i kompanisë është thënë se do të shitet për 360 dollarë, ndërsa telefoni i saj do të kushtojë rreth 380 dollarë. Modelet e reja të pajisjeve të Linshof do të dallohen lehtë për nga format e reja që do të sjellin në dizajn. (Telegrafi)