LAJMI I FUNDIT:

Linja ajrore irakiane ndalon të gjitha fluturimet mes hetimeve të sanksioneve amerikane

Linja ajrore irakiane ndalon të gjitha fluturimet mes hetimeve të sanksioneve amerikane

Linja ajrore irakiane me kosto të ulët, Fly Baghdad, ka njoftuar se do të ndërpres të gjitha fluturimet ndërsa qeveria po heton sanksionet amerikane kundër kompanisë.

Fly Baghdad tha se ky vendim erdhi me kërkesë të kryeministrit të Irakut, Mohammed Shia al Sudani.


Zëdhënësi i kryeministrit irakian ende nuk ka komentuar në lidhje me ngjarjen.

Ndryshe, SHBA ka vendosur sanksione ndaj linjës ajrore irakiane dhe shefit të saj ekzekutiv pas akuzave se linja kishte ofruar ndihmë për krahun ushtarak të Iranit dhe grupet përfaqësuese të tij në Irak, Siri, dhe Liban.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga Fly Baghdad, e cila i mohon pretendimet amerikane. /Telegrafi/