LAJMI I FUNDIT:

Lindi 258 gram, djali më i vogël në botë shkon në shtëpi (Foto)

Lindi 258 gram, djali më i vogël në botë shkon në shtëpi (Foto)

Një foshnje japoneze, e ardhur në jetë para kohe me një peshë vetëm 268 gramë, pritet të lërë spitalin pas gjashtë muaj e gjysmë kujdesi intensiv, njoftoi institucioni që u kujdes për beben.

Ai lindi me operacion cezarian në javën e 22-të të shtatzënisë së nënës, për shkak të problemeve me hipertensionin, një shqetësim që prek nënat gjatë kësaj periudhe.


Deri më sot, djali më i vogël  i mbijetuar kishte lindur me një peshë vetëm 268 gramë. Në këtë rast foshnja ishte gjithashtu japonez i cili kishte dalë shëndoshë e mirë nga institucioni spitalor ”Keio” i Tokios, në shkurt.

Foshnja, Ryusuke Sekiya tani peshon më shumë se tre kilogramë. Ai pi qumësht dhe mundet të bëjë edhe banjë.

”Jam kaq e lumtur kur e shoh të rritet’’, shprehet e entuziazmuar e ëma përpara kamerave të televizionit.

Shkalla e mbijetesës tek të sapolindurit me peshë nën 300 gramë është rritur por mbetet ende e ulët, kryesisht kur bëhet fjalë për djemtë.

Këta fëmijë duhet në të gjitha rastet e në vazhdimësi t’i kushtohet një vëmendje e veçantë nga ana mjekësore në muajt si dhe gjatë viteve të para të jetës.

Rastet e mëparshme të largimit nga spitali pas disa muajve, pa probleme shëndetësore të foshnjave të vogla djem me një peshë nën 300 gram janë regjistruar gjithashtu në Gjermani në 2009 (274 gram) si dhe në Japoni në 2009 (297 gram) 2011 (294 gram) dhe 2015 (289 gram), sipas një regjistri ndërkombëtar që mbahet nga Universiteti i Iowa (SHBA). /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Fun
Kalo në kategori