Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi, në fillim kishte bërë disa deklarata për banorët, përfshirë këtu edhe Azem Gagicën.

Këngëtarja tha në një nga spektaklet se ai po e ngacmonte dhe se ka ndjenja për të.


E së fundmi teksa po qëndronin jashtë, ka qenë Santiana Maloku që ia bëri një pyetje në lidhje me këtë.

Screenshot 21 17 Foto: Screenshot/YouTube

“A mendon se Azemi ka pasur ndjenja për ty?”, ka qenë pyetja e Santianës drejtuar Lindës.

“Kjo është temë e mbyllur, ai nuk është më këtu. Kurrë s’ke me marr vesh a ka pasur a s’ka pasur”, ka thënë Linda pos tjerash.

Screenshot 22 15 Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nga Vitia bëri edhe disa deklarata bombastike për Bleron, me të cilin kishte bashkëpunuar dikur.

Ajo kishte theksuar se para disa viteve artisti tentoi të hynte me të në hotel, gjë që më pas u diskutua tejet shumë. /Telegrafi/