LAJMI I FUNDIT:

Limaj i siguron përfaqësuesit e SBASHK-ut se do të merren parasysh kërkesat e tyre

Limaj i siguron përfaqësuesit e SBASHK-ut se do të merren parasysh kërkesat e tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut.

Limaj i ka inkurajuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve këshillëdhënëse dhe hartimit të strategjive në funksion të përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.

Ministri Bytyqi ka thënë se do të trajtojë çdo kërkesë që vjen nga SBASHK-u.

Bytyqi ka thënë se ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka ngritur disa shqetësime; siç është çështja e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90- ta dhe Projektligji për Pagat, për të cilin ka thënë se është diskriminues për mësimdhënësit.

Ai ka kërkuar ndihmën e Qeverisë që gjatë shqyrtimit në Kuvend të këtij projektligji të merren parasysh kërkesat e tyre.

Limaj dhe  Bytyqi janë zotuar se do t’i marrin parasysh kërkesat e SBASHK-ut dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. /Telegrafi/