LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Projektligji për Trepçën duhet miratuar, por me kujdes

Limaj: Projektligji për Trepçën duhet miratuar, por me kujdes

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Projektligji për Trepçën meriton mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lexim të parë.

Ai ka përmendur projektligjin paraprak, i cili ka thënë se u ndalua nga opozita për shkak se i pamundësonte Kosovës pronësinë mbi Trepçën.


“Të gjithë pajtohemi me një fakt që nëse e krahasojmë një tentativë të para dhjetë muajve për të miratuar një ligj për Trepcën, me këtë tani, kemi një dallim të madh”, tha Limaj, transmeton Klan Kosova.

“Atëherë duke ju falënderuar opozitës u pamundësua miratimi i një varianti përmes të cilit Kosova do të hiqte dorë nga pronësia mbi Trepçën”.

“Si rezultat i atij kundërshtimi shihet qartë që Qeveria e Kosovës ka ardhur me një projektligj shumë ndryshe nga ai i para dhjetë muajve dhe që meriton mbështetjen tonë”.

“Jemi duke biseduar për një temë nacionale. Trepça nuk është e një qeverie, a e një parlamenti, por është e vendit. Andaj duhet krijuar hapësirë që të merren vërejtjet e secilit grup parlamentar”, tha Limaj.