LAJMI I FUNDIT:

Limaj pret në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell

Limaj pret në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Conell me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Limaj në një status në llogarinë e tij në Faebook ka shkruar se e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje ambasadorit O’Connell për angazhimin e tij që ka pasur për këto vite në vendin tonë.


Postimi i plotë i Limajt

Prita në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend. Pasi që është në përmbyllje të mandatit të tij shfrytëzova rastin ta falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohje për angazhim të jashtëzakonshëm që ka pasur për këto vite në vendin tonë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë-Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm. Ambasadorin Britanik e njoftova me qëndrimin e Nismës Socialdemokrate se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë janë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe. /Telegrafi/