LAJMI I FUNDIT:

Limaj përkrah formimin e ushtrisë

Limaj përkrah formimin e ushtrisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka shprehur mbështejtjen e tij për transformimin e FSK-së në ushtri.

Limaj tha sot se Kosova duhet të kalojë nga konsumuese e sigurisë në partnere në mënyrë që të jepë ndihmën e saj në krijimin e një ambienti të sigurt jo vetëm brenda Kosovës por edhe në rajon.


Ai pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati tha se Kosova thjesht po bën atë që duhet.

“Ne po bëjmë rritjen e kapaciteteve tona të sigurisë. Projektligjet janë votuar në qeveri, janë të trajtuara mirë, janë më kujdes dhe kanë vetëm këtë funksion – rritjen dhe fuqizimine sigurisë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më aleatët dhe partnerët tanë, të cilët janë pjesë përbërëse e ndërtimit të kapaciteteve tona” , tha Limaj.

Zëvendëskryeministri ka folur edhe në lidhje me dialogun me Serbinë për të cilin ka thënë se e mbështet dhe e sheh si mjet të zgjidhjes së problemeve ndërfqinjësore. Megjithatë, ai nuk ka harruar të përsëris edhe një herë se sovraniteti i Kosovës është i panegociushëm.

“Ne udhëhiqemi nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga deklarata e Pavarësisë, nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe këto janë udhërrëfyesi i Republikës së Kosovës. Në çfardo dialogu, në çfardo diskutime sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë teë padiskutueshëm dhe i panegociushëm më askënd dhe për asgjë”, tha Limaj.

Me dipomoatin shqiptar Limaj tha se kanë diskutuar për përgatitjet për mblehdjen e përbashkët të dy Qeverive që do të mbahet në nëntor.

ëvendëskryeministri Limaj tha se me Bushatin kanë biseduar në lidhje parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët që do të kenë dy qeveritë në muajin nëntor.

“Besoj që parapërgatitjet që kemi filluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët do të rezultojë me veprime konkrete të cilat do t’i shërbejnë ekonomisë së vendit tonë, lehtësirave ekonomike, thjeshtimit të procedurave, bashkëpunimit dhe lëvizjes së qytetarëve andej dhe këndej kufirit”, tha Limaj.

Ndërsa Bushati, u shpreh se bashkë me Limajn kanë përcaktuar disa fokuse ku do të përqëndrohet agjenda e mbledhjes së përbashkët midis qeverive.

“Kemi përcaktuar disa piketa se ku duhet ndërhyrje nga institucuionet në bazë të mandatin që na është dhënë që fokusi të jetë te ekonomia dhe tek lehtësimi i të gjitha llojeve të procedurave në lidhje me lirinë e lëvizjes të mallrave dhe qytetarëve, të kapitalit. Këtë drejtim do të punomjë së bashku me zëvendëskryeministrin në mënyrë që mbledha e përbashkët e qeverive të ketë impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët tanë”, tha Bushati.

Ministri i Punëve të Jashtme po qëndron në Kosovë ku është takuar me zyrtarë të shtetit

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori